Xavi: Gundogani e ka ADN-në e Barcelonës

Xavi: Gundogani e ka ADN-në e Barcelonës

Barcelona e shijojë fitoren e parë në La Liga, pasi e mposhti Cadizin me rezultat 2-0.

Një nga futbollistët më të mirë në këtë ndeshje padyshim se ishte mesfushori gjerman Ilkay Gundogan, i ardhur këtë verë te Barcelona nga Manchester City.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk i ka kursyer fjalët e mira për mesfushorin gjerman, duke thënë se ai ka ADN-në e katalunasve.

“Gundogan është një gur themeli për ekipin. Ai ka ADN-në e Barçës. Ai kurrë nuk e humb topin, bën diferencën me topin dhe gjithmonë merr vendimin e duhur. Ne nënshkruam me atë për të bërë diferencën dhe ai këtë po e bën”, ka thënë Xavi.

Share This