Xavi e pranon se rrezikon pozicionin e tij pas eliminimit nga Kupa e Mbretit

Xavi e pranon se rrezikon pozicionin e tij pas eliminimit nga Kupa e Mbretit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e pranon se rrezikon pozicionin e tij pas eliminimit nga Kupa e Mbretit.

Katalonasit u mundën mbrëmë nga Athletic Bilbao në ndeshjen e luajtur dje në “San Mames”, që baskët fituan 4-2, pas kohësh shtesë.

Xavi tha se skuadra e tij luajti mirë pavarësisht eliminimit. Ai thotë se gjithnjë është vështirë të luash në ‘San Mames’.

“Luajtëm denjësisht kundër një skuadre të madhe. Por Kupa është me një ndeshje dhe është gjithmonë e vështirë të luash në ‘San Mames’”, ka thënë Xavi.

“Do të fokusohemi në kampionat dhe Champions League. Unë jam i qetë. Ne do të luftojmë për titujt siç bëmë sot. Kjo skuadër ka një të ardhme. Kur nuk fiton skuadra, në shënjestër është gjithmonë trajneri”, ka theksuar Xavi.

Share This