Xavi e pranon se është tifoz i yllit të Girona-s: Më pëlqen, por…

Xavi e pranon se është tifoz i yllit të Girona-s: Më pëlqen, por…

Trajneri i Barcelonës, Xavi, e pranon se është një tifoz i mesfushorit të Girona-s, Aleix Garcia.

Sipas mediave spanjolle, Barça do të përgatisë një ofertë për yllin e Girona-s në ditët e ardhshme.

“Më pëlqen shumë, por nuk kam folur me Aleix apo me ndonjë futbollist tjetër”, ka thënë Xavi.

“Ne varemi nga fair-play. Nuk e di nëse mund të blejmë ndonjë lojtar tjetër. Do të shohim se si është situata ekonomike dhe çfarë mund të bëjmë”.

“Jam në kontakt me presidentin, me Decon. Për momentin nuk ka asgjë të re”, ka theksuar strategu katalonas.

Share This