Xavi e pranon: Reali e meritoi titullin e kampionit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e pranon se Real Madridi e ka merituar titullin e kampionit në La Ligë.
Katalonasit dje u mundën nga Girona, derisa ‘Los Blancos’ tashmë edhe matematikisht janë kampion të Spanjës.
Xavi thotë se është i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Gironas.
“Jam shumë i zemëruar. Para se të isha trajner kam qenë futbollist dhe tifoz. Fatkeqësisht ne lejojmë shumë gola”, ka thënë Xavi.
“Ndodhi kundër Real Madridit, ndodhi dhe kundër Gironas, ndodhi edhe kundër Paris Saint-Germain. Dua të mendoj se për faktin që ka kaq shumë lojtarë të rinj në skuadër, është pjesë e papjekurisë së disa lojtarëve”.
“Me të drejtë janë kampionë. Por tani duhet të mendojmë të japim maksimumin në këto katër ndeshjet e fundit”, ka theksuar Xavi.