Xavi e “edukon” djalin e tij me… Maradonën
I shtrirë në divan, pranë të birit, Xavi Hernandez shijon bëmat e Diego Armando Maradonës.
Ai e bën këtë disa orë para sfidës kundër PSG-së, ndeshja e dytë çerekfinale e Champions League.
Trajneri i Barcelonës kështu ‘edukon’ djalin e tij duke admiruar argjentinasin bashkë me të.
Për këtë rast, Xavi zgjodhi pamjet historike të driblimeve të Maradonës në Mynih në vitin 1989, nën ritmin e “Live is Life”, me rastin e gjysmëfinales së Kupës UEFA midis Napolit dhe Bayernit.
Një video që është bërë e famshme me kalimin e kohës dhe që pak ditë më parë kishte ndezur edhe zemërimin e napolitanëve për një krahasim social me disa driblime të Leaos.