Xavi: Do të largohem nga Barcelona, kemi arritur në një pikë pa kthim
Pas humbjes nga Villareal (3-5), Barcelona merr një tjetër goditje.
Trajneri Xavi Hernandez, ka bërë më dije se do të largohet nga ‘Blaugranat’ më 30 qershor.
“Do të largohem nga Barcelona në qershor. Kemi arritur në një pikë pa kthim. Është koha për një ndryshim. Mendoj se është koha për t’u larguar. Kam folur me menaxhmentin dhe klubin sot. Unë do të largohem më 30 qershor”, ka thënë Xavi në konferencën pas humbjes nga Villareali.
“Ky klub ka nevojë për një ndryshim dinamike. Largimi nga Barça është vendimi më i mirë i mundshëm për të gjitha palët e përfshira. Unë jam personi kryesor përgjegjës, kështu që lojtarët më në fund do të ndihen të lirë tani”, ka theksuar strategu spanjoll.
Ndërkohë, krerët e Barcelonës, sipas medieve spanjolle, kanë deklaruar se Barcelona nuk do ta shkarkojë Xavin.
“Ideja e klubit është të vazhdojë me të, nëse nuk vendos të japë dorëheqjen”.