Xavi do shkarkohet nëse Barça dështon ndaj Napolit
Skuadra e Barcelonës ndeshjen e radhës e zhvillon të premten ndaj Mallorcas në La Liga, kurse mesjavën e ardhshme do të përballet me Napolin në Ligën e Kampionëve.
Mediet spanjolle kanë raportuar në orët e fundit se Xavi Hernandez rrezikon shumë nëse nuk kualifikohet, kjo pasi eliminimi mund të sjellë shkarkimin e spanjollit.
Xavi ka komunikuar se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona, por tani duket se fundi mund të vij më afër dhe gjithçka do të varet nga ndeshja ndaj Napolit.