Xavi dhe obsesioni Inter: 5-3-2 i tyre ishte perfekt
Të mërkurën, me rastin e takimit të Ligës së Kampionëve kundër Portos, Xavi do të festojë ndeshjen e 100-të me Barcelonën.
Një arritje e mirë për ish-mesfushorin, i aftë për të ndihmuar katalanasit të fitojnë La Liga sezonin e kaluar.
Por trajneri spanjoll ende nuk e ka harruar eliminimin sezonin e kaluar nga kupa me veshë të mëdhenj nga Interi në fazën e grupeve.
“Skuadra më e mirë nga pikëpamja taktike? Interi me 5-3-2. Me ne ata e ekzekutuan pothuajse në mënyrë perfekte”.
Synimi për të nënvizuar një filozofi të supozuar mbrojtëse të Inzaghit është i qartë.
Xavi në veçanti nuk përtypi një penallti që nuk iu akordua Barcelonës për një prekje të supozuar me dorë nga Dumfries në ndeshjen e fituar 1-0 nga Interi në San Siro (shënoi Calhanoglu). Pamjet kapën trajnerin katalanas duke i bërë shenjë arbitrit sikur i thoshte “Interi pagoi arbitrat”.
Pa harruar edhe shpërthimin para shtypit: “Jam i indinjuar nga arbitrimi, kemi pësuar një padrejtësi”.
Javët e fundit, Ter Stegen, portieri i Barcelonës, ishte shprehur gjithashtu në një mënyrë të turpshme ndaj 19 herë kampionëve të Italisë:
“Me Interin pamë që me pak fat mund të arrishë në finalen e Champions League”.