‘WTT Youth Contender Prishtina 2025’ vazhdon sot me duele joshëse

‘WTT Youth Contender Prishtina 2025’ vazhdon sot me duele joshëse

Garat e pingpongut ‘WTT Youth Contender Prishtina 2025’ vazhdojnë sot me duele joshëse.

Dita e dytë e këtij eventi të madh sportiv, ka nisur me duelet mikese të U15 dhe U19 për të vazhduar më pas me gjysmëfinalet e kësaj kategori.

Ndërkohë në orën 14:30 fillojnë ndeshjet 16-she në kategorinë individuale U13 meshkuj, derisa nga ora 15:00 nisin çerekfinalet për kategoritë individuale U13 dhe U17 femra dhe meshkuj.

Dita e dytë do të vazhdojë në orën 17:45 me gjysmëfinalet për këto kategori, kurse,  duelet finalet zhvillohen nga ora 18:45, ndeshje që priten të jenë emocionuese dhe me plot atraksion.

Share This