Wirtz të Liverpooli, ja sa do të paguajë klubi anglez për gjermanin

Wirtz të Liverpooli, ja sa do të paguajë klubi anglez për gjermanin

Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, është pranë kalimit te Liverpooli, transferim ky që mund t’i kushtojë klubit anglez plot 125 milionë euro.

Sipas “The Mirror”, Wirtz pritet që gjatë kësaj javë t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Reprezentuesi gjerman është në pushime që nga përfundimi i angazhimeve me kombëtaren gjermane javën e kaluar.

Gjatë ditëve të fundit, ai ka kaluar kohë me ish-bashkëlojtarin e tij te Leverkuseni, Jeremie Frimpong, i cili gjithashtu pritet të bashkohet me Liverpoolin javën që vjen.

Siç raportohet, Liverpooli do të paguajë një shumë fillestare prej 116 milionë eurosh, ndërsa me bonuse të përfshira, shuma totale mund të arrijë në 124.6 milionë euro, një përfitim i jashtëzakonshëm për Leverkusenin nga shitja e yllit të tyre.

Share This