Williams i mungon Spanjës në Nations League
Sulmuesi spanjoll Nico Williams, i cili shkëlqeu në triumfin e Spanjës në Euro 2024, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e Nations League kundër Danimarkës dhe Serbisë.
Deri tek kjo ka ardhur si pasojë e një lëndimi gjatë aktivizimit me Athletic Bilbao.
Sipas një njoftimi nga Federata e Futbollit e Spanjës, Williams është paraqitur në grumbullimin e ekipit kombëtar, por është liruar pas konsultimeve mes shërbimeve mjekësore të klubit të tij dhe ekipit kombëtar.
Sergio Gomez i Real Sociedad është ftuar për ta zëvendësuar Williams për dy ndeshjet që do të zhvillohen në Murcia dhe Cordoba.