Wilfred Ndidi pëlqehet nga Barcelona, edhe Juve pas nigerianit

Wilfred Ndidi pëlqehet nga Barcelona, edhe Juve pas nigerianit

Klubi spanjoll, Barcelona raportohet se është e interesuar për mesfushorin mbrojtës të Leicester City-t, Wilfred Ndidi.

27-vjeçari në fund të këtij muaji mbyll kontratën me Leicester City-n dhe e ardhmja e tij, duket së do të jetë larg stadiumit ‘King Power’.

Sipas medieve spanjolle, katalonasit synojnë që gjatë kësaj verë ta transferojnë Ndidi-n, i cili kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe klubin e madh italian, Juventus.

Nigeriani ka qenë një nga lojtarët kryesor tek Leicesteri në sezonin që lamë prapa.

Drejtuesit e Barcelonës, thuhet së shumë shpejtë pritet të nisin negociatat me agjentin e lojtarit, i cili në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë.

Share This