West Ham trondit Arsenalin

West Ham trondit Arsenalin

Arsenali është ndalur në përballje me West Hamin.

‘Topçinjtë’ u mundën në ‘Emiratës’ nga West Hami, me rezultat 0-1, të shtunën në kuadër të Premier League-s, duke bërë një hap prapa në garën për kreun e tabelës.

Futbollistët e Arsenalit kishin iniciativë në terren, krijuan disa raste të mira, sidomos në pjesëlojën e dytë, megjithatë, skuadra mike ia doli që me golin Bowen (44’), të marrë pikët e plota nga ky udhëtim aspak i lehtë.

Nikoqirët nga minuta e 73-të luajtën më një lojtar më pak në terren pasi që Skelly u ‘skuq’.

Pas kësaj disfatë, Arsenali mbetet në vendin e dytë me 53 pikë, tetë me pak se lideri i tabelës, Liverpool, kurse, West Ham është e 16-ta me 30 sosh.

Share This