West Ham thellon krizën e “Djajve të Kuq”

West Ham thellon krizën e “Djajve të Kuq”

West Ham United e ka mposhtur Manchester Unitedin, me rezultat 2-0, të shtunën në kuadër të Premier League-s.

“Djajtë e Kuq” assesi të këndellën këtë sezon të garave, duke marrë edhe një goditje të fortë në garën për zonën që dërgon në garat evropiane.

Skuadra e West Hamit, është duke treguar ekip më i mirë se të besuarit e Ten Hag, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme në kuadër të elitës së futbollit anglez.

Bowën (72’) dhe Kudus (78’), shënuan nga një gol për fitoren e West Hamit, e cila tani ka 30 pikë në vendin e gjashtë, dy më shumë së Man United që renditet e teta.

Share This