
West Ham favorit për transferimin e Jasharit, gati 40 milionë euro
Klubi anglez, West Ham United raportohet se është favorit në garë për transferimin e mesfushorin kosovar Ardon Jashari, i cili pritet të largohet nga Club Brugge gjatë kësaj verë.
Sipas mediave angleze, klubi londinez ka nisur tashmë negociatat me skuadrën belge dhe është gati të bëjë një ofertë konkrete për kartonin e lojtarit.
Oferta e West Hamit thuhet se do të arrijë shifrën e 40 milionë euro, teksa 22-vjeçari po shihet si përforcimi ideal për repartin e mesfushës.
Për Jasharin kanë shprehur interesim edhe gjigantë të tjerë evropianë si Manchester City, Borussia Dortmund, Juventusi, Paris Saint-Germain dhe Roma.
Jashari ka shkëlqyer në sezonin, i cili u mbyll pak ditë më parë, duke realizuar 4 gola dhe ka bërë 6 asistime.
Jashari me skuadrën belge ka kontratë deri në vitin 2029, por siç raportohet, lojtari shumë shpejtë do të bëhet me klub të ri.