Wenger kritikon Artetën për rotacionin e portierëve

Wenger kritikon Artetën për rotacionin e portierëve

Legjenda e Arsenalit, Arsene Wenger thotë se rotacioni i portierëve nga ana e Mikel Arteta-s nuk po funksionon.

Ish-trajneri i “Topçinjve” e vlerëson Aaron Ramsdale përpara David Raya.

“Personalisht, më pëlqen Ramsdale. Nëse do të isha në pozicionin e tij, nuk do të dorëzohesha”, tha Wenger për mediet britanike, raporton RTKLive.

“Unë besoj se ai ka mundësinë të kthehet në ekip”, ka theksuar Wenger.

I pyetur nëse Ramsdale është superior ndaj Rayas, ai u përgjigj: “Nuk e di nëse është më i mirë. Thjesht mendoj se Ramsdale ka bërë pritje vendimtare në disa ndeshje të sezonit të kaluar. Unë nuk besoj në rotacionin me portierët. Kjo nuk funksionon”.

Share This