Weah nuk dëshiron transferimin te Evertoni

Weah nuk dëshiron transferimin te Evertoni

Mbrojtësi i krahut të Juventusit, Timothy Weah raportohet se i ka rezistuar transferimit te klubi anglez, Everton.

Sipas mediave britanike, Evertoni ka bërë një përpjekje për të nënshkruar me 23-vjeçarin.

“Blutë” tentuan të marrin lojtarin në formë huazimi, por oferta e tyre është refuzuar nga “Zonja e Vjetër”.

Weah ka vendosur të mos transferohet në Angli, pasi ai dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për një vend titullari tek Juve.

Kontrata e Weah me Juventusin është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Share This