Watzke: Bellingham ka kushtuar më tepër se 103 milionë, unë e këshillova…
Shefi ekzekutiv i Borussias së Dortmund, Hans-Joachim Watzke, zbuloi se Real Madridi pagoi shumë me tepër për Jude Bellingham sesa çmimi 103 milionë euro i zbuluar në media.
Reali dhe Dortmundi do të përballen me njëri-tjetrin në Wembley, në finalen e Ligës së Kampionëve, të shtunën, më pak se një vit pasi kanë bërë biznes me Bellinghamin.
Anglezi u shit te Madridi për një tarifë të raportuar prej 103 milionë eurosh, por Watzke zbuloi se shuma e rënë dakord për këtë transferim ishte më e lartë.
Watzke u përgjigj “aspak” kur u pyet nëse ishin negociata të vështira për Bellingham.
“Gjithmonë e kam këshilluar Jude që, nëse ai ishte i bindur se dëshironte të transferohej në një klub tjetër, duhej ta bënte vetëm te Reali i Madridit. Dhe ai më dëgjoi.
Në fund të fundit, është klubi më i madh në botë. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe i njoh të gjithë. Florentino Perez është shefi, por është edhe José Ángel Sánchez, me të cilin jam mik. Vetëm për të përmendur një.”
Më pas, i pyetur nëse 103 milionë euro janë “ngushëllim” nëse Bellingham do të ngrejë trofeun e Championsit, Watkze tha:
“Nëse do të kishte qenë vetëm 103 milionë euro, do të kishim negociuar keq. Por jo, nuk është ngushëllim, sepse lojtarët si Jude apo Erling nuk lanë thjesht gjurmë futbolli në Dortmund. Ata janë dy djem që ne i vlerësojmë shumë këtu. Nuk ka para për ta kompensuar atë që bënë këtu. Sigurisht, nëse do të duhet t’i lësh të shkojnë, do të duhet ta bësh për shumë para.”
Watzke ishte i paqartë nëse Madridi, i cili ka qenë vazhdimisht i i interesuar për Haalandim, ka bërë ofertë konkrete kur ai ishte te Dortmundi.
“Nëse do ta dija, nuk do ta thosha. Por ishte një situatë shumë e ndryshme, duke qenë se Erling kishte një klauzolë largimi në kontratën e tij.” /SS/