Walker mbetet te City deri më 2026

Walker mbetet te City deri më 2026

Gjatë kësaj vere është përfolur shumë se Kyle Walker po shkonte drejt Bayern Munich, por ai ka zgjedhur të vazhdojë qëndrimin e tij në “Etihad Stadium”.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn deri në vitin 2026. Kjo është konfirmuar të enjten nga klubi anglez.

Walker i ishte bashkuar Cityt nga Tottenham në vitin 2017 dhe deri tash ai ka fituar trembëdhjetë trofe, duke përfshirë pesë tituj të Premier League dhe Champions League.

“Kam emocione pas nënshkrimit të marrëveshjes së re. Jam i kënaqur që vazhdoj në një klub që garon për trofe çdo vit. Ndihem i mbështetur në çdo nivel”, ka thënë ai.

Share This