
VV porosit vëzhguesit e komisionerët për vigjilencë në mbrojtje të votës
Lëvizja Vetëvendosje ka falënderuar vëzhguesit dhe komisionerët për angazhimin e tyre në këtë proces zgjedhor, duke i cilësuar ata si mbrojtës të vullnetit popullor.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, ata theksuan rëndësinë e vigjilencës dhe përkushtimit të tyre për mbrojtjen e votës, duke uruar punë të mbarë për të gjithë ata që janë pjesë e procesit zgjedhor.
“Të dashur vëzhgues dhe komisionerëve, ju jeni mbrojtësit e vullnetit popullor andaj vigjilencë dhe përkushtim për mbrojtjen e votës”, kanë shkruar nga VV.