
Vuçiqi pas takimit me Macronin: Franca, aleate e madhe e Serbisë
Pasi një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se bota po hyn “në një epokë turbulente që do të zgjasë” dhe se “është mirë që Serbia e ka një aleate të madhe në Evropë, Francën”.
Vuçiq u tha gazetarëve se me Macronin diskutoi për çështjet gjeopolitike dhe për situatën në Serbi.
“Kemi diskutuar për një sërë çështjesh lidhur me të ardhmen evropiane të Serbisë dhe i kërkova Francës që të marrë pjesë në Expo 2027 në Beograd, dhe mendoj se kemi marrë një përgjigje pozitive”, tha udhëheqësi serb.