
“Vuçiqi ka përfunduar në spital”, Edita Tahiri ndan histori nga dialogu Kosovë-Serbi
Ish-kryediplomatja Edita Tahiri ka ndarë detaje nga negociatat Kosovë – Serbi, duke zbuluar se presidentin serb, Aleksandër Vuçiq e kishte bërë “për spital” me një fjalë të vetme.
Tahiri zbuloi se Vuçiqit i kishte thënë “të paska ra malli i NATO-s”, derisa ai kishte kërkuar që të ndaleshin bisedimet.
“Po negocionim, dhe unë jam e njohur si negociatore për të çuar punët përpara jo për t’i blloku. Ndërmjetësuesi evropian më thojke “Edita, ndalu më”, i thashë jo, pa e treguar gjenocidin që e kanë bërë dhe ende kanë fytyrë të ankohen a. Kur i kam thënë unë të paska ra malli i NATO-s me emocion me bërtim jo kështu diplomatike, Vuçiq i tha Mogherinit t’i ndal bisedimet. Vuçiq ka përfunduar në spital, pas fjalës që i ke thënë sepse i ka hip tensioni”, tha Tahiri në Klan Kosova.