Vuçiq thotë se Shqipëria, Kroacia kanë hapur një garë armatimesh

Vuçiq thotë se Shqipëria, Kroacia kanë hapur një garë armatimesh

Pesidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pas nënshkrimit të deklaratës për bashkëpunim në sferën e sigurisë ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës. Ky akt ka nxitur reagime nga Serbia.

Vuçiq, pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, tha se është diskutuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

I pyetur për marrëveshjen ushtarake ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Vuçiq tha se e ka njoftuar të parin e NATO-s për këtë çështje. Sipas tij, ky akt është shkelje e marrëveshjes nënrajonale të armëve të vitit 1996.

” Jam i bindur se NATO nuk ishte e informuar. Nuk besoj se Prishtina, Zagrebi, apo Tirana do të shqetësohen për këtë”, tha ai, raportojnë mediet serbe.

“Ne kërkuam të gjejmë një emërues të përbashkët për të gjitha çështjet e vështira, angazhimi është të jemi në kontakt të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin, një hapësirë ​​pa konflikte në Ballkanin Perëndimor, e cila ka një rëndësi të madhe për ne, por edhe për NATO-n”, shtoi Vuçiq.

Për reagimet nga Kroacia dhe Kosova, të cilët thonë se mund të nënshkruajnë çfarë të duan, Vuçiq tha se “ata kanë hapur një garë armatimesh në rajonin tone”.

“Është një situatë e vështirë për ne, sigurisht jo e lehtë, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre”, raporton rtk.

Share This