
Vuçiq: Qeveria e re nga 20 marsi ose zgjedhjet e parakohshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Qeveria e Serbisë, duhet të formohet deri më 19 ose 20 mars, e nëse jo, sipas tij. kjo do të thotë se zgjedhjet me shumë mundësi do të mbahen në fillim të majit.
Vuçiq ka vënë në dukje se dorëheqja e qeverisë dhe kryeministrit Millosh Vuçeviq duhet të shpallet më së voni rreth 17 shkurtit.
Duke folur për Radio Televizionin e Serbisë, ai ka theksuar se kjo do të thotë se afatet 30-ditore për formimin e qeverisë apo shpalljen e zgjedhjeve do të fillojnë të shkojnë nga 17 shkurti.
Sipas tij, këto janë dy opsione të përcaktuara me Kushtetutë dhe se do të ishte në radhë të parë mirë që të tentohet të krijohet “një qeveri e mirë”.
Vuçiq ka theksuar se do të vazhdojë të këmbëngulë për dialog me studentët që protestojnë në qytetet serbe pas shembjes së një tende në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, kur 15 persona vdiqën dhe tre u plagosën rëndë.