
Vrasje në tentativë në Podujevë
Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Podujevë ditën e djeshme ku gjashtë persona kanë sulmuar me thikë një person tjetër, i cili pas lëndimeve që ka marrë është dërguar në QKUK për trajtim.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi dhe 19-Qershori” në ora 19:45.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar viktima i cili gjendet nën tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raport.
Policia njofton se janë arrestuar pesë persona të dyshuar, kurse personi i gjashtë i dyshuar gjendet në arrati.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje, kurse dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.