Vrasja e Ali Pashë Tepelenës, me urdhër të sulltanit
Më 24 janar të vitit 1822, u vra Ali Pashë Tepelena, i ashtuquajturi “Luani i Epirit”.
Vrasja e tij u urdhërua prej sulltanit, i cili i druhej orvatjeve të Ali Pashës për krijimin e një territori të pavarur nga Porta e Lartë.
Nën sundimin e Ali Pashës për 40 vjet me radhë (1788-1822) në pashallëkun e Janinës, u shënuan përparime në fushën e ekonomisë, të politikës së jashtme dhe të asaj të brendshme, në konsolidimin e strukturave shtetërore, ushtarake, policore, e po ashtu u korrën fryte edhe në lëmin e arsimit dhe të kulturës.
Në mënyrë të veçantë, u zhvillua hovshëm infrastruktura me objekte me karakter e funksion social-kulturor, si biblioteka dhe shkolla, objekte fetare si kisha, xhami, teqe, manastire etj. Gjithashtu u ngritën edhe objekte të karakterit ushtarak siç ishte akademia ushtarake. /atsh/