
Von der Leyen: Evropa e përkushtuar të mbështesë Ukrainën me ndihmë ushtarake
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen konfirmoi pas një samiti urgjent në Paris se Evropa është plotësisht e përkushtuar për të mbështetur Ukrainën me ndihmë ushtarake.
“Evropa bart pjesën e saj të plotë të ndihmës ushtarake për Ukrainën”, tha ajo.
Ukraina meriton paqen përmes forcës, “duke respektuar pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial të saj, me garanci të forta sigurie”, shtoi von der Leyen.
Shefja e Komisionit të BE-së përsëriti gjithashtu nevojën për të forcuar aftësitë mbrojtëse të bllokut. /atsh/