
Von der Leyen: Do të rrisim trysninë ndaj Rusisë, pako sanksionesh
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka theksuar se BE do të rrisë trysninë ndaj Rusisë.
E pranishme në Tiranë, në kuadër të Samititit të Komunitetit Europian, von der Leyen tha se Rusia nuk po tregohet serioze me bisedimet e paqes, duke iu referuar takimit të planifikuar në Stamboll mes Moskës dhe Kievit.
Presidentja e Komisionit Europiam tha se BE po përgatitet edhe një paketë sanksionesh, teksa theksoi se Unioni nuk do të tërhiqet deri në arritjen e paqes.
“Presidenti Putin, ai bëri thirrje për armëpushim dhe asnjëherë nuk e ndoqi, ndërkohë që Ukraina kërkoi një armëpushim të mbështetur nga BE dhe SHBA, por Presidenti Putin e refuzoi. Më së fundi Presidenti Putin ofroi që Rusia dhe Ukraina të takoheshin drejtpërdrejtë në Turqi. President Zelensky ishte gatoi të takohej, por Presidenti Putin nuk u duk. Prandaj ne do të rrisim trysninë, do punojmë për një paketë sanksionesh që aplikohen te Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, po kështu do të ulim tavanin e çmimeve të naftës dhe pastaj do të kemi edhe sanksione të tjera në sektorë financiarë sepse ne duam paqe do të ushtrojmë trysni deri sa ta arrijmë këtë gjë”, u shpreh von der Leyen.
Në këtë Samit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian marrin pjesë udhëheqësit e 47 vendeve të botës (BE-së, NATO-s e Britanisë), duke e kthyer kështu Shqipërinë në Kryeqendrën e Evropës. Agjenda e Samitit ka parashikuar 3 tryeza të rrumbullakëta, fokusi i të cilave do të jetë rritja e konkurrencës dhe sigurisë evropiane përmes inovacionit dhe qëndrueshmërisë, si dhe “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”. /rtsh/