
Von der Leyen: BE do të ofrojë 3,5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Bashkimi Evropian do të ofrojë një pagesë ndihme për Ukrainën me vlerë 3,5 miliardë euro (3,7 miliardë dollarë) në mars brenda vitit, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në Kiev.
“Evropa është këtu për të forcuar Ukrainën në këtë moment kritik”, tha Von der Leyen në një fjalim të botuar paraprakisht për të shënuar përvjetorin e tretë të pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia.
“Lufta në Ukrainë mbetet kriza më qendrore dhe më e rëndësishme për të ardhmen e Evropës”, tha ajo.
“Presidenti rus, Vladimir Putin po përpiqet më shumë se kurrë për ta fituar këtë luftë në terren. Qëllimi i tij mbetet kapitullimi i Ukrainës”, shtoi Von der Leyen, përpara se të paralajmëronte se Rusia mund të përpiqet të sulmojë vende të tjera.
“Ne e dimë se çfarë mund të ndodhë më pas. Sepse ka ndodhur edhe më herët. Nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në lojë. Është edhe fati i Evropës”, shtoi ajo. /atsh/