Vojvoda: Secili prej lojtarëve e ka dëshmuar vetën

Vojvoda: Secili prej lojtarëve e ka dëshmuar vetën

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda në një prononcim për RTK, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Lituanisë.

Dardanët mundën Lituaninë, me rezultat 1-0, të hënën në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.

“Mundohemi ta ndihmojmë ekipin sa më shumë. E preferoj pozitën kur luaj majtës si në këto dy ndeshje, e ndjej vetën pak më mirë. Kryesorja është fitorja sonte”, ka thënë Vojvoda.

“Për mua nuk është aspak e vështirë. Jemi mësuar, edhe në klub luaj me lojtarë të ndryshëm. Secili prej lojtarëve e ka dëshmuar vetën, nuk ka rëndësi a është i ri apo i vjetër. Secili e ka treguar vetën dhe komplimente për ata djemtë”, ka pohuar mbrojtësi i Torinos.

Share This