
Vojvoda është i Como-s, kryen testet mjekësore
Mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda tashmë është lojtar i skuadrës italiane, Como.
Reprezentuesi i Kosovës, sipas medieve italiane, para pak minutash ka përfunduar testet mjekësore dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi te skuadra e tij e re.
Vojvoda do t’i bashkohet Como-s nga Torino, transferim ky që në koston 3.5 milionë euro.
Pas pesë vitesh, mbrojtësi kosovar largohet nga Torino, megjithatë, mbetet në elitën e futbollit italian.
Vojvoda me Como-n do të firmos kontratën deri në verën e vitit 2027.