Vjen nga stoli dhe “zgjidh hallet” e Xavit, Vitor Roque nderon Barcelonën

Vjen nga stoli dhe “zgjidh hallet” e Xavit, Vitor Roque nderon Barcelonën

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga. Kampionët në fuqi të Spanjës triumfuan 1-0 përballë Osasunës, sfidë që u zgjidh nga goli i Vitor Roques në pjesën e dytë.

18-vjeçari brazilian, për kartonin e të cilit katalanasit paguan 40 mln euro tek Athletico Paranaense, shijoi emocionet e golit të parë me skuadrën e re.

Adoleshenti u fut në fushë në minutën e 62’. Dhe vetëm pak sekonda më pas dërgoi topin në rrjetë falë një goditjeje me kokë pas krosimit të Joao Cancelos.

Takimi nisi keq për vendasit, pasi Ferran Torres pësoi një tërheqje muskulore dhe u detyrua të largohej në minutën e shtatë. Tekniku Xavi e zëvendësoi me Fermin Lopez.

Torres braktisi fushën i përlotur, ndërkohë që tifozët katalanas e duartrokitën për t’i dhënë zemër. Te Barcelona shpresojnë që ky dëmtim të mos jetë i rëndë, por gjithçka do të përcaktohet nga ekzaminimet.

Minuta e 63′, Barcelona në avantazh. 18-vjeçari Vitor Roque, i cili kishte vetëm pak sekonda që ishte futur në fushë, zhbllokoi takimin falë një realizimi me kokë.

Goli i parë me skuadrën katalanase për adoleshentin e talentuar brazilian. Osasuna mbeti me dhjetë lojtarë katër minuta më vonë pas daljes me të kuq të kapitenit Unai Garcia (dy të verdhë.)

Vendasit shënuan sërish në minutën e 80′, por goli i Robert Lewandowskit u anulua për pozicion të parregullt të sulmuesit polak. /SS/

Share This