
Vizita e Trendafilovës, OVL e UÇK-së: Provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës sonë çlirimtare
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova do të qëndrojë për vizitë në Kosovë të martën, më 13 maj, njofton Klankosova.tv
Lidhur me këtë, ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke thënë se kjo vizitë është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës së tyre çlirimtare, transmeton Klankosova.tv.
“Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale më 13 maj në Prishtinë është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës sonë çlirimtare!”, kanë shkruar nga OVL-ja e UÇK-së.
Tutje, datën e vizitës, kjo organizatë e lidhë me themelimin e UDB-së.
Tutje, datën e vizitës, kjo organizatë e lidhë me themelimin e UDB-së.
“13 Maji është datë e zezë në historinë tonë, themelimi i UDB-së, përndjekësi më i egër i shqiptarëve, dhe dita e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz. Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo Familje Dëshmori”.
“Gjykata Speciale është padrejtësi e institucionalizuar. E themeluar për të ndjekur vetëm një palë,vetëm UÇK-në,duke anashkaluar krimet e tmerrshme serbe, ajo nuk sjell drejtësi, por hakmarrje politike. Krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim të zgjatur dhe të padrejtë, po përballen me pengesa të rënda në mbrojtje, trajtim të pabarabartë dhe qëllim të qartë për t’i dënuar që më parë se të mbarojë procesi. Kosova nuk ka për çka të turpërohet! Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme. Ne nuk do të heshtim! Liri për luftëtarët tanë!”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.