Vinicius Junior: Ishte super gol me shpatull, të tillë i shënoj edhe në plazh
Në orët e fundit Spanja nuk po gjen qetësi për shkak të polemikave të ndeshjes mes Realit dhe Almeiras.
Kryesori i takimit së bashku me “VAR”-in ishin protagonist me një sërë vendimet, të cilat kaluan në plan të dytë aspektin sportiv të ndeshjes të fituar nga vendasit me shifrat 3-2.
Autori i njërit prej golave më kontrovers të javëve të fundit, Vinicius Junior mbrojti punën e arbitrave duke thënë: “Ishte një gol spektakël. Të tillë shënoj shpesh edhe në plazh kur luaj në Kopakabana”.
Fjalët e brazilianit nuk janë pritur mirë nga publiku spanjoll pasi duket si formë provokimi pas asaj që ndodhi.
Mediet, të cilat nuk mbështesin Realin, prej 24 orësh flasin për atë që konsiderohet “vjedhja e madhe”.