Vinicius Junior: E doja Bellingham-in në Real Madrid
Ylli brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior, ka thënë se është i lumtur më transferimin e Jude Bellingham-it në “Bernabeu”.
Supertalenti anglez gjatë kësaj verë, iu bashkua Real Madridit nga Borussia Dortmund.
Vinicius Junior duke folur për mediet spanjolle, ka thënë se e dëshironte Bellingham-in në skuadër. Madje, braziliani thekson se e kishte telefonuar anglezin vitin e kaluar.
“E dëshiroja Jude tek Reali. I kam dërguar disa mesazhe atij vitin e kaluar. I thoja çdo ditë që të vijë në Madrid”, ka thënë Vinicius Junior.
Bellingham është duke bërë shkëlqyer në aventurën e parë të tij në fanellën e “Mbretërve”.