Vinicius firmos kontratën e re me Real Madridin

Vinicius firmos kontratën e re me Real Madridin

Tashmë është zyrtare. Ylli brazilian Vinicius Jr ka firmosur kontratën e re me gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Sipas medieve iberike,  “Los Blancos” dhe braziliani kanë arritur një marrëveshje të shumëpritur mes palëve.

Vinicius Jr ka vazhduar kontratën me madrilenët deri në verën e vitit 2027.

23-vjeçari, i cili pesë vite me parë kishte zbritur në Madrid, tashmë është një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Carlo Ancelottit.

Braziliani ka shënuar 63 gola dhe i ka fituar gjithsejtë nëntë tituj.

Share This