Vincent Kompany zyrtarisht trajner i Bayern Munich

Vincent Kompany zyrtarisht trajner i Bayern Munich

Tashmë është zyrtare. Gjiganti gjerman, Bayern Munich është bërë më trajner të ri.

Belgu Vincent Kompany zyrtarisht merr ‘timonin’ e Bayern Munich, i cili do të zëvendësojë Thomas Tuchel-in e shkarkuar.

Klubi gjerman përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Kompany.

38-vjeçari belg nënshkroi me kampionët gjermanë deri më 30 qershor 2027.

Kompany sezonin e fundit kishte drejtuar skuadrën angleze, Burnley, ekip i cili ra nga elita e futbollit anglez.

Share This