Villareali turpëron Barcelonën

Villareali turpëron Barcelonën

Villareali e ka shokuar Barcelonë, duke e mposhtur me rezultat 3-5, të shtunën në kuadër të La Ligës.

Dueli mes katalonasve dhe Villarealit, ka prodhuar një superndeshje, sidomos në pjesën e dytë, me aksione të mira, raste të shumta dhe tetë gola të shënuara.

Skuadra mike përmes Moreno (41’) dhe Akhomach (54’), krijojë avantazhin prej 0-2.

Megjithatë, të besuarit e Xavi Hernandez nuk u dorëzuan dhe ia dolën jo vetëm të barazojnë rezultatin, por edhe të kalojnë në epërsi prej 3-2.

Fillimisht Gundogan (90’), ngushtojë epërsinë në 1-2. Pedri (68’) barazoj shifrat në 2-2, kurse, Bailly (71’), shënoi autogol për avantazhin e Barcelonës.

Por, futbollistët e Villarealit assesi nuk u dorëzuan dhe ia dolën që edhe tri herë të çojnë topin në rrjetë përmes Guedes (84’), Sorloth (90+9) dhe Morales (90+12’).

Barcelona bën hap fals në garën për kreun e tabelës pasi mbetet në kuotën e 44 pikëve, dhjetë me pak se lideri i tabelës, Real Madrid, kurse, Villareal ndodhet në pozitën e 14-të me 23 sosh.

Share This