Viktoria Plzen kualifikohet tutje, lufta për vendin e dytë mes Ballkanit, Astanas dhe Dinamo Zagrebit
Ka përfunduar ndeshja interesante mes Viktoria Plzen dhe Dinamo Zagrebit, ku vendasit kanë korrur fitoren e katërt me radhë në fazën e grupeve, dhe e kanë siguruar kualifikimin tutje.
Viktoria Plzen e ka mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Tomas Chory, i cili vulosi fitoren e Viktoria Plzenit në minutën e 35’.
Me pikët e reja, Plzen ngjitet në kuotën e 12 pikëve në krye të Grupit C, tetë sosh më shumë se Astana e Ballkani në vendin e dytë dhe tretë.
Në anën tjetër, Dinamo Zagrebi zë vendin e fundit në tabelë me vetëm tre pikë të arkëtuara.
Rezultati final, 1:0 në favor të Viktoria Plzen.