Vidal dhe sulmi i furishëm ndaj Realit

Vidal dhe sulmi i furishëm ndaj Realit

Arturo Vidal nuk ka kujtime të mira nga Real Madrid. Kiliani, nga kanali i tij Tëitch, në fakt ka sulmuar rëndë arbitrimin e precedentëve të shumtë me blancos:

“Ndonjëherë nuk e di as në cilën ndeshje ka pasur një polemikë specifike me Real Madridin… kam përjetuar kaq shumë grabitje në karrierën time sa ndonjëherë harroj detajet”. Dhe kështu Vidal shkon deri aty sa shprehet troç: “Më kanë grabitur shumë herë skuadrat e mia”, komentoi kiliani.

Në të vërtetë, Vidal është përballur shumë herë me Real Madridin: 16, i veshur me fanellat e skuadrave të ndryshme, duke përfshirë Interin dhe Juven, dhe në dy raste është përjashtuar edhe me karton të kuq. E kuqja e parë, me Bayernin 2016/17, ndërsa e dyta erdhi me Interin 2020/21 kur mori dy kartonë të verdhë në harkun e pak sekondave: “Ka shumë presion. Nga sa pashë, po, janë favorizuar nga arbitrat”, deklaroi kiliani gjatë bisedës me transmetuesin “La Cobra”.

Vidal, tani me Athletico Paranaense, së fundmi dëmtoi gjurin gjatë ndeshjes Kili-Kolumbi.

Share This