Vetura përplas turmën në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, dy të vdekur

Vetura përplas turmën në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, dy të vdekur

Një makinë është përplasur në një turmë në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë. Dy persona thuhet se kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë të vogël, sipas kryeministrit të qeverisë lokale, Reiner Haseloff.

Autoritetet lokale thonë se afro 70 persona janë të plagosur, nga të cilët 15 në gjendje të rëndë.

Policia dyshon për një mjet shpërthyes në automjetin e autorit dhe zona ku ka ndodhur sulmi është e rrethuar, raporton Reuters.

Share This