
Veteranët e NBA-së të ‘Team Shaq’ fitojnë ‘All Star Game’, Stephen Curry shpallet ‘MVP’
Pak rëndësi ka nëse ndryshon formati i “All Star Game”, pasi në fund San Francisko mori atë që donte, lojën magjike të yjeve të NBA-së.
Dhe, mbi të gjitha, pa triumfin e idhullit të shtëpisë, basketbollistit Stephen Cury, që në moshën 36-vjeçare shpallet MVP i mbrëmjes.
Ndërkohë që, “Old Stars” (skuadra e Shaquille O’Neal) arriti të fitojë këtë mbrëmje magjike yjesh.
Me zbatimin e formulës së re, konkurrenca është rritur pak, pasi vitet e fundit pjesëmarrësit nuk e vlerësonin aq sa duhej këtë event.
Mbrëmja nisi me tërheqjen e LeBron James, i dëmtuar, që mungoi në një ndeshje të tillë për herë të parë pas 20 vitesh.
Formati i ri i sheh “All Stars” të ndarë në tre skuadra, me fituesin e lojës “Rising Stars” duke u bërë gjysmëfinalistja e katërt.
Të gjithë lojtarët ndërkombëtarë vendosen në “Team Global Stars”, të drejtuar nga Charles Barkley.
Ky ekip fiton 41-32 në gjysmëfinalen e parë ndaj “Young Stars”, duke avancuar më tej.
Në gjysmëfinalen tjetër, veteranët e NBA-së (Team Shaq ose Old Stars) fituan 42-35 ndaj “Rising Stars”.
Në finale, veteranët apo yjet e NBA-së, ku bënin pjesë Curry, Durant, Harden, Lillard, Tatum, Irving etj, fituan 41-25 ndaj ekipit të basketbollistëve të huaj që luajnë në NBA (Team Global Stars).
Curry shënoi 12 pikë në këtë finale, të mjaftueshme për të kapur çmimin MVP të All-Star Game.
Gjysmëfinale
Team Global Stars – Young Stars 41-32
Old Stars – Rising Stars 42-35
Finale
Old Stars – Team Global Stars 41-25