Vetëm dy ditë derisa Amerika të vendosë, Harris dhe Trump vazhdojnë fushatën në shtetet e “fushëbetejës”

Vetëm dy ditë derisa Amerika të vendosë, Harris dhe Trump vazhdojnë fushatën në shtetet e “fushëbetejës”

Kanë mbetur vetëm dy ditë derisa Amerika të vendosë nëse Kamala Harris apo Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm.

Të shtunën në mbrëmje, Trump tha në një tubim në Karolinën e Veriut se 5 Nëntori “do të jetë dita e çlirimit në Amerikë”.

“SHBA është tani një vend i pushtuar, por së shpejti nuk do të jetë më. Zgjedhjet e 5 nëntorit do të jenë dita e çlirimit në Amerikë, do të jetë çlirimi”, tha ai.

Harris, gjatë fushatës në Karolinën e Veriut e quajti ish-presidentin Donald Trump si të konsumuar nga hakmarrja dhe “gjithnjë e më të paqëndrueshëm”. Harris përsëriti qëndrimin e saj se Trump është i përqendruar në “listën e tij të armiqve” ndërsa ajo është fokusuar në “listën e gjërave për të bërë”.

“Ai nuk është dikush që po mendon se si ta bëjë jetën tuaj më të mirë. Ai është dikush, i cili është gjithnjë e më i paqëndrueshëm, i fiksuar pas hakmarrjes, i konsumuar nga ankesa dhe ai është atje duke luftuar për pushtet të pakontrolluar, “tha Harris.

Më shumë se 75 milionë njerëz kanë hedhur tashmë votën e tyre, por të dy kandidatët janë ende duke u përpjekur për të fituar votuesit e pavendosur. /rtsh/

Share This