Vetëm 1 fitore në 10 ndeshje, çfarë po ndodh me Baselin e Xhakës?!

Vetëm 1 fitore në 10 ndeshje, çfarë po ndodh me Baselin e Xhakës?!

Baseli i Taulant Xhakës po kalon një nga momentet më të vështira në histori, teksa rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Klubi legjendar ku aktivizohet dhe mesfushori shqiptar, ka arritur të sigurojë vetëm 1 fitore në 10 ndeshje, duke u zhytur në vendin e fundit me vetëm 5 pikë.

Baseli u mposht edhe mbrëmjen e sotme nga Servete me rezultatin 0-1. Xhaka ishte titullar në këtë duel teksa qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në fushë, teksa u vlerësua me notën 6.8 nga “Flashscore”.

Golin e fitores për miqtë e Servetes e shënoi Severi në minutën e 63-të.

Share This