Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për 15 vjedhje të rënda

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për 15 vjedhje të rënda

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka vënë nën pranga Lirim Kurtajn, i dyshuar për vjedhje të rëndë.

I njëjti, sipas njoftimit të policisë, ёshtё vetёdorёzuar nё Stacionin Policor nё Pejё, të premten, në shoqërim të avokatit të tij mbrojtës. Ai ishte nё arrati qё nga 23 korriku i vitit të kaluar, derisa qё nga 7 gushti ishte shpallur në kërkim.

“Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, gjatё kohёs sa ishtё nё arrati i dyshuari, kanё mbledhur prova dhe dёshmi, gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura tek dy (2) persona tё dyshuar ne qytetin e Fushё Kosovёs, tё dyshuar pёr veprën penale ‘Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të pёrfituara me kryerjen e veprёs penale’, dhe rasti ёshtё dёrguar nё Prokurorinё Themelore ne Pejё”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton rtk.

Personi i lartpërmendur dyshohet se ka kryer mbi pesёmbёdhjetё vjedhje tё rёnda nё korrik tё vitit 2024. Gjatё arrestimit janё gjetur dhe sekuestruar: 1 pistoletё Zoraki, 1 karikator dhe 16 fishekё, 40 fishekё të kalibrit 8x57mm, 1 sprej OC, 1 mjet i mprehtë (thikё).

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuar me urdhër të prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё, pёr veprat penale, “Vjedhje e rёndё” dhe “Mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”.

Share This