“Verrati ka marrë fund”, fjalë të rënda për italianin: E kalon kohën me duhan dhe alkool!
Fjalë të rënda kundër Marco Verrattit. Mesfushori i PSG-së, i cili është shumë afër largimit nga kampionët e Francës, është vënë në shënjestër të ish-it të skuadrës parizene, Jerome Rothen.
45-vjeçari e sulmoi Verrattin në podcast-in e tij, cituar nga “Bild”. Mesfushori nga Pescara, i cili mbushi 31 vjeç në nëntor, ka gjithnjë e më pak miq në Paris.
“Nuk dua ta kritikoj për cilësitë e tij si lojtar. Por ai nuk e meritoi zgjatjen e kontratës në fillim të vitit: drejtuesit gabuan. Për mua, Verratti ka ka marrë fund, është 31 vjeç. Ai kurrë nuk e kuptoi se si ishte karriera apo jeta e një futbollisti profesionist të nivelit të lartë. Dhe kurrë nuk do ta kuptojë.
Nuk mund ta japësh këtë mesazh në dhomat e zhveshjes nga një lojtar që luan 60% të ndeshjeve dhe shpesh është shumë i lodhur në minutën e 60-të. Dikush që e kalon kohën duke ndenjur, duke tymosur apo duke pirë alkool. Këto janë gjëra që dëmtojnë imazhin e klubit”.
Fjalë pa filtra, që pikturojnë jetën pariziene të Verrattit shumë larg jetës ideale të një futbollisti profesionist.
Rinovimi të cilit i referohet Rothen është ai i dhjetorit të kaluar, kur PSG i zgjati kontratën mesfushorit edhe për dy vite të tjera, pra deri në vitin 2026, me rreth 12 milionë euro në vit.
Njoftimi atëherë u dha me në stilin madhështor në “Parc des Princes”, por më pas trajneri i ri, Luis Enrique, dhe drejtori i ri sportive, Campos, vendosën ndryshe dhe Verratti përfundoi jashtë planeve të stafit të ri.
Kështu futbollisti nuk u thirr për tri ndeshjet e para zyrtare të PSG-së në Ligue 1. Një mënyrë e trishtuar për t’i thënë lamtumirë klubit që e mirëpriti nga Seria B, në moshën 20-vjeçare, në vitin 2012.
E ardhmja e lojtarit është aktualisht e pasigurt, ndonëse nëse disa klube kanë lëvizur për të. Verrati tundohet nga Al Hilal (Arabi Saudite) por ka interes edhe nga Manchester United dhe Bayerni në Evropë.
E sigurt është se aventura pariziene e Verrattit duket se i ka marrë fund. /SS/