
Verrat e Llukës mbeten kujtesë dhe frymëzim për brezat që vijnë
Sot u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë, Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve, simbol i unitetit, urtësisë dhe vlerave kombëtare.
Në kuadër të këtij manifestimi, u bë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore, për të nderuar përjetësisht rolin e këtij kuvendi historik dhe veprën e atyre që kontribuuan në misionin e madh të pajtimit.
Pjesë e kësaj dite domethënëse ishte edhe një manifestim me fjalë rasti, ku u theksua rëndësia e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të këtij vendi, si dhe ndarja e mirënjohjeve për individë që kanë dhënë kontribut të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.
“Falënderim për të gjithë pjesëmarrësit, bashkëorganizatorët dhe qytetarët që me praninë e tyre e bënë edhe më të fuqishëm mesazhin e paqes dhe bashkimit. Verrat e Llukës mbeten kujtesë dhe frymëzim për brezat që vijnë”, ka thënë kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.