Verma viziton Tiranën, thekson se ShBA-ja synon thellimin e bashkëpunimit
Richard Verma, Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, ka nisur një vizitë pune në Tiranë.
Ai zhvilloi sot një bashkëbisedim publik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me stafin dhe partnerët shqiptarë për të përballuar sfidat dhe për të eksploruar mundësi të reja.
Ai e ndau këtë moment në rrjetet sociale, duke thënë: “Bashkëbisedimi me punonjësit është thelbësor për të naviguar përmes sfidave dhe për të zbuluar mundësi të reja. Faleminderit, Shqipëri, për pritjen e ngrohtë.”
Përpara zhvillimit të takimit, ai shkroi gjithashtu: “Arrita në Shqipërinë e bukur! Jam i emocionuar të filloj vizitën time dhe të punoj me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetje për ata që kanë nevojë.”
Kjo vizitë nënvizon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Shqipërinë në forcimin e demokracisë, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik, si dhe për të ofruar mbështetje për ata që janë në nevojë.