Vendosja e pllakës përkujtimore në Skenderaj, dëshmi për brezat

Vendosja e pllakës përkujtimore në Skenderaj, dëshmi për brezat

Kujtimi e nderimi për të rënët e lirisë dhe martirët mblodhi sot në lagjen Kodra të Prekazit, bashkëluftëtarë, familjarë dhe përfaqësues të pushtetit lokal me ç`rast u zbulua edhe një pllakë përkujtimore.

Ky nderim bëhet në prag të 27-vjetorit të rënies së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë, raporton rtk.

Kjo pllakë përkujtimore, si shumë të tjera në këtë zonë, do të mbetet dëshmi ndër breza për të nderuar e kujtuar 42 dëshmorët në krye me heroin kombëtar Ilaz Kodra dhe mbi 280 martirët e vrarë në komunën e Skënderajt dhe atë të Drenasit, gjatë luftës së fundit.

Share This