
Vendos goli i Endrick, Real Madridi e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Sociedadit
Real Madridi ka shënuar fitore në gjysmëfinalen e parë në Kupën e Mbretit.
“Los Blancos” triumfuan 0:1 në udhëtim ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në këtë garë.
Ishte goli i Endrick në minutën e 19-të pas një asisti perfekt nga Jude Bellingham ai që vendosi për fatin e këtij takimi.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Bernabeu”, ku Real Madridi do ta ketë avantazhin e rezultatit dhe përkrahjen e publikut vendas.
Fituesi i kësaj gjysmëfinaleje do të përballet në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.